Feyenoord shënon fitore ndaj Romës në ndeshjen e parë

Feyenoord ka shënuar fitore ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.
Klubi holandez fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Fitoren Feyenoordit ia solli goli i Mats Wieffer në minutën e 54-të.
Para pësimit të golit, Roma kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi por Pellegrini nuk arriti të shënoj nga penalltia në minutën e 43-të.
Se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale do të mësohet javen e ardhshme e cila zhvillohet me 20 prill në ”Stadio Olimpico”./IndeksOnline/