75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Zbulohet arsyeja pse Mane e rrahu Sanen, u ndje i ofenduar nga fjalët e tij

Një kushëri i Sadio Mane, ka zbuluar shkakun e nervozizmit të tij ndaj Leroy Sane gjatë dhe pas ndeshjes Manchester City-Bayern Munchen (3-0).

Dy sulmuesit e kampionëve të Gjermanisë, debatuan mes tyre gjatë minutave të fundit. Më pas plasi grushti në dhomat e zhveshjes. Senegalezi goditi lojtarin e kombëtares gjermane.

Lojtarët e tjerë dhe stafi teknik ndërhynë për t’i ndarë. “Shkër**atë e zezë”, iu drejtua Sane lojtarit afrikan, fjalë të cilat ky i fundit i përjetoi shumë keq.

Gjithsesi, mes dy lojtarëve të Bayernit është rikthyer paqja. Sane ka kërkuar ndjesë për fjalët e tij, ndërkohë që edhe Mane ka bërë të njëjtin veprim, duke kërkuar falje përpara gjithë skuadrës.

Edhe pse u diskutua ideja e përjashtimit të Mane, drejtuesit e Bayernit vlerësuan faktin që dy futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin dhe do të mjaftohen me një gjobë.