Prishtina mposht Trepçën

Klubi Basketbollistik Prishtina, ka shënuar fitore ndaj Trepçës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit.
Bardhekaltërit fituan me rezultat 82-70 (20-18, 17-26, 21-13, 24-13), në ndeshjen e cila u zhvillua te ”Pallati i Rinise dhe Sporteve” në prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Dardan Berisha e Dustin Thomas ishin më të mirët te prishtina me nga 20 pikë të shënuara, ndërsa te Trepça u dallua Erjon Kastrati me 13 pikë.
Ndeshja e radhës zhvillihet në Mitrovicë më 19 prill./IndeksOnline/