75 Mall Live Search
23:08 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Fitore minimale e Juventusit ndaj Sportingut

Skuadra e Juventusit ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Bardhëzinjët mposhtën në ”Allianz Stadium”, skuadrën e Sportingut me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Federico Gatti në minutën e 73-të.

Ky rezultat mban të hapura mundësitë për kualifikim të Sportingut, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardshme në Portugali./IndeksOnline/