Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për shfrytëzimin e hapësirës ajrore

Është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq./IndeksOnline/