75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 14 Prill 2023 / k.v

Përfundon seanca/ Tre të arrestuarit për sulmin ndaj Valon Sylës nxirren të prangosur (Video/foto)

Pas katër orëve, ka përfunduar seanca ndaj tre të arrestuarve për sulmin fizik të gazetarit Valon Syla, raporton IndeksOnline.

Të dyshuarve pritet tu caktohet masa e paraburgimit ndërsa të njëjtit janë nxjerr të prangosur nga Pallati i Drejtësisë.

Nën masa të rrepa të sigurisë, të njëjtit janë dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit deri në marrjen e vendimit nga gjykatësi.

Arrestimi i tyre u bë vetëm pak kohë pasi kryen sulmin ndaj gazetarit Syla.

Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’./IndeksOnline/