75 Mall Live Search
16:41 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Napoli merr lajme të mira para ndeshjes kthyese ndaj Milanit

Skuadra e Napolit ka marr një lajm të mirë para ndeshjes kthyese ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kryesor i skuadrës, Victor Osimhen është rikuperuar nga lëndimi, dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti, shkruan IndeksOnline.

Osimhen është stervitur të premten me pjesën tjetër të skuadrës dhe sipas mediave italiane ai do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e të shtunes ndaj Veronas, por me gjasë se Spalletti nuk do të rrezikoj pasi nuk dëshiron ta rreikoj për ndeshjen ndaj Milanit, e cila zhvillohet të marten në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kujtojmë që skuadra e Milanit ka shënuar fitore 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me golin e shënuar nga Ismael Bennacer./IndeksOnline/