Aksidentohen dy vetura në Prishtinë (Pamje)

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

