75 Mall Live Search
18:46 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / MSH

Shenjëzohen parkingjet në Prishtinë, aksioni edhe në lagjet e tjera

Prishtina Parking ka vazhduar aktivitetin në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Sot janë shenjëzuar parkingjet në rrugën “Qatim Bobaj” në Bregun e Diellit.

Prishtina Parking ka njoftuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.

May be an image of street

“Vlerësojmë durimin, mirëkuptimin dhe pëkrahjen e banorëve përgjatë realizimit të shenjëzimit” thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Ndërkohë, këto punime nga afër i ka ndjekur edhe kryetari Përparim Rama bashkë me kryeshefin e “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.

“Ndërmarrja Prishtina Parking ka filluar procesin e vendosjes së sinjalistikës brenda lagjeve. Sot në rrugën “Qazim Bobaj” për të vazhduar në ditët e javët në vijim në çdo lagje të Kryeqytetit. Kënaqësi që për një kohë së bashku me ne ishte edhe Kryetari Perparim Rama” ka shkruar Havolli.

May be an image of 1 person, cloud and street