Ankohet Ferizaj: Lojtarit tonë ia thyen hundën

KF Ferizaj është ankuar se futbollisti Ergon Hyseni ka thyer hundën në mdeshjen ndaj Prishtinës.
Ky është njoftimi klubit:
Shërim të shpejtë Ergon Hyseni 🙏🏼
Sot në ndeshjen ndaj KF Prishtinës, mbrojtësi ynë Ergon Hyseni pësoi një lëndim të rëndë që pas tretmanit mjekësor u konstatua se ka thyerje të hundës.
Një ndërhyrje e rrezikshme në fazen e sulmit nga lojtari kundërshtar, brryl i ngritur lartë, nuk mjaftoi për referin e ndeshjes që të konsultohet me VAR-in.
FC Ferizaj nuk e ka në ADN që të ankohet në referim sepse krejt çka kërkojmë dhe kemi kërkuar në vazhdimësi është referimi i drejtë dhe jo i njëanshëm. Kjo shpesh herë edhe ka kaluar në dëm tonin!
Mjaft është mjaft!
Ergon Hyseni nesër do i nënshtrohet operimit, ku klubi i uron shërim të shpejtë e rikthim në fushën e gjelbër sepse ai është shtylla e mbrojtjes sonë!
Suksese e sidomos nesër, Ergon Hyseni! 🙏🏼💙🤍
Credites: Artmotion.