“Minatorët” presin “Plisat” në gjysmëfinalen e dytë të “Playoff-it”

Një tjetër gjysmëfinale e “Playoff-it” vazhdon në fundjavë.
Një super përballje pritet sot në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.
Bardhekaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.
Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.