75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 17 Prill 2023 / k.v

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat kishin cak depon ndërtimore

Një vjedhje e rëndë është raportuar të dielën në mesditë në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e viktimës dhe kanë vjedhur pajisje pune me vlerë.

Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Arbana’, konkretisht në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Mësohet se nga depoja janë vjedhur disa pajisje suvatimi dhe disa tjera për ndërtimtari./IndeksOnline/