Betis njofton vdekjen e futbollistit legjendar të saj

Skuadra e Betis ka njoftuar vdekjen e futbollistit legjendar të saj, Luis Marquez. Mesfushori i shquar mbrojti ngjyrat e skuadrës spanjolle gjatë viteve të 90-ta.
Marquez ka vdekur këtë të hënë në moshën 51-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të gjatë.

Nën drejtimin e Serra Ferrer dhe Luis Aragones, ish-mesfushori luajti me Betis edhe në garat evropiane në Kupën UEFA dhe Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane.

Në merkaton e dimrit të vitit akademik 1999-2000, ai nënshkroi për Real Valladolid , ku luajti dy sezone. Më vonë ai luajti edhe te Pontevedra dhe Real Jaén, përpara se të tërhiqej në 2005./Indeksonline/