75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 17 Prill 2023 / B O

Zgjedhjet në Veri, Kurti pati një takim të rëndësishëm sot

Në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

Në takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve. Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve.​