75 Mall Live Search
07:40 / E Martë, 18 Prill 2023 / L K

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, përcjell IndeksOnline.

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022.

11:30

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara.

12:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal,  voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.