75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 18 Prill 2023 / AR

Pas ndarjes, Taylor shpeshton daljet publike

Pas ndarjes, ylli i famshëm Taylor Swift i ka shpeshtuar daljet në publik.

Ajo është parë natën e mbrëmshme në New York duke buzëqeshur, teksa ishte duke dalë në një restorant, transmeton Indeksonline.

TAYLOR SWIFT

Diçka që ishte më interesant është se Taylor nuk iu shmang fansave për foto.

Kjo është hera e dytë e Taylor që u pa duke shijuar mbrëmjet, pasi javën e kaluar u pa me bashkëpunëtorin e vjetër Jack Antonoff dhe të fejuarën e tij, aktoren Margaret Qualley .

Fotografimi i Taylor në publik dy herë në 8 ditë është shumë i rrallë për të dhe një ndryshim i qartë që nga ndarja nga Joe Alwyn.

Fakti është se edhe përpara Joe e Taylor nuk kanë qenë kurrë një nga ata të famshëm që frekuentojnë restorantet ose klubet, kështu që duket sikur ky është një ndryshim i qëllimshëm./Indeksonline/

Taylor Swift dhe Joe Alwyn