75 Mall Live Search
08:54 / E Martë, 18 Prill 2023 / L K

Putin takon forcat ushtarake në Kherson

Presidenti rus, Vladimir Putin ka udhëtuar në rajonin e Khersonit në Ukrainë ku u takua me personelin ushtarak të dislokuar tashmë prej muajsh në këtë zonë.

Sipas të dhënave nga zyra e shtypit në Kremlin, Putin është takuar me disa drejtues të lartë të ushtrisë nga të cilët është informuar në lidhje me operacionin ushtarak në Ukrainë.

Vizitë e Putin në Kherson, një rajon i zaptuar nga rusët, vjen disa orë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Lavrov i cili gjatë një vizite në Brazil u shpreh se Rusia është pro përfundimit sa më të shpejt të luftës në Ukrainë, mjafton që ajo të njihte realitetin e ri të terren./abcnews.al/