75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 18 Prill 2023 / S Z

Aksident në veri të Mitrovicës, lëndohen tre policë

Tre zyrtarë policor janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në veriun e Mitrovicës. Policia raporton se vetura e policisë është goditur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka pësuar lëndime. Tre policët e lënduar dhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar  institucionet kompetente”, thuhet në raport./IndeksOnline/