75 Mall Live Search
18:58 / E Martë, 18 Prill 2023 / MSH

Sveçla pezullon nga MPB zyrtarin që shfrytëzonte pronën e shtetit si biznes “Rent a car”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se zyrtari i Ministrisë, i cili u raportua për shfrytëzim të pronës së shtetit si biznes privat, është pezulluar sot nga detyra.

Bashkë me të janë pezulluar edhe 5 zyrtarë nga i njëjti departament.

Ndaj tyre është inicuar rast për hetime.

Sveçla ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet që keqpërdoruesit t’i ballafaqojë me drejtësi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij “Rent a car” në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njejti bashkë me 5 zyrtarë të të njejtit departament sot janë pezulluar nga detyra.

Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë.