Nesër zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Rikthyen gjithçka në të mirë të tyre. Në pak minuta, futbollistët e Prishtinës shkrinë epërsinë e Vushtrrisë për ta fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll 1 me 2.
Këto dy skuadra, takohen të mërkurën në ndeshjen kthyese, përballje që zhvillohet në Fadil Vokrri nga ora 15:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
Në të njëjtën ditë, orë e platformë, por në stadiumin e Gjilanit, fillon takimi tjetër Gjilani – Llapi. Takimi i parë përfundoi me fitore të Gjilanit 1 me 2 në Podujevë.
Kujtojmë që Prishtina është skuadra me më së shumti trofe në Kupën e Kosovës në futboll, 7 në total. Llapi si kampion në fuqi ka dy trofe, Gjilani një, ndërsa Vushtrria nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Kosovës.