Milani barazon rekordin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

Milani e arriti sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli eliminoi Napolin në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1, teksa kampioni në fuqi italian kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 1:2.
“Rossonerët” e sigurojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinale për herë të parë pas 16 vjetësh.
Hera e fundit ishte viti 2007, kur “Kuqezinjtë” edhe ishin shpallur kampionë të Evropës.
Milani tani ka barazuar rekordin e Juventusit, duke u bërë vetëm skuadra e dytë italiane që do të luajë për herë të shtatë në gjysmëfinale në epokën e Ligës së Kampionëve.
Most semi-final appearances by Italian clubs in the Champions League era:
— Squawka (@Squawka) April 18, 2023
◎ 7 – Juventus
◉ 7 – AC Milan
Milan equal the record to reach their first semi since 2007. 🇮🇹 pic.twitter.com/PqZGCKcSLP