Ekskluzive: Bastisja në KEK, kush janë tre zyrtarët e lartë që janë shoqëruar në Polici

Ka përfunduar bastisja e hetuesve të krimeve ekonomike në zyret e KEK-ut në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është shoqëruar në Polici.
Bashkë me kryeshefin është shoqëruar edhe shefja e kabinetit të tij.

Në mesin e personave për shoqërim në Polici është edhe sekretari i kompanisë.
Rreth 10 hetues të krimeve ekonomike kanë qëndruar për disa orë në zyrën e drejtorit të KEK-ut.

Arsyeja e aksionit dyshohet se ka të bëj lidhur me hetimet që janë duke u bërë për keqpërdorimet e mundshme të një tenderi në këtë kompani./Indeksonline/
