75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Vazhdojnë sulmet në Sudan, shpërthime në aeroport

Në afërsi të aeroportit në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, sot janë dëgjuar shpërthime dhe në qendër të qytetit po jehojnë tingujt e luftimeve, edhe pse palët në konflikt ranë dakord dje për një armëpushim 24-orësh, raporton Sky News Arabia.

Një video e postuar në internet nga Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) tregon një zjarr që duket se ka përfshirë një avion civil të parkuar në aeroport.

Në video dëgjohet edhe zhurma e vazhdueshme e granatimeve. Shpërthime të mëdha u dëgjuan në qendër të Khartoum që në orët e para të mëngjesit, dhe të shtëna me armë u dëgjuan në zona të shumta të provincës Khartoum.Sipas disa informacioneve, RSF ka dërguar “përforcime të mëdha” në kryeqytet gjatë mëngjesit.