75 Mall Live Search
18:54 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / S Z

Kosova shteti pritës i “Defender 23”, Mehaj: Po bëhen përgatitjet e fundit

Po bëhen përgatitjet e fundit për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar të realizuar ne rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender ’23” nën drejtimin e Ushtrisë së ShBA-së me pjesëmarrjen e 22 mijë ushtarëve dhe 25 shteteve, me nikoqir këtë vit edhe Kosovën. Kështu ka bërë të ditur ministri Armend Mehaj.

“Në këtë ushtrim, që do të realizohet në Babaj të Bogës dhe në Aeroportin e Gjakovës përgjatë periudhës 22 maj deri më 2 qershor, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente, mbi 1300 trupa dhe disa njësi, duke treguar edhe njëherë profesionalizëm të lartë, disiplinë dhe gatishmëri për të ofruar kontributin e saj si anëtare e NATO-s”, ka shkruar Mehaj në Facebook..

Dita promovuese e këtij ushtrimi (Outreach Day) do të realizohet me datë 21 maj në Sheshin Skenderbej në Prishtinë, kurse Dita e Personaliteteve të Shquara (DV Day) me datën 30 maj në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës.

Mirënjohje të pafund për Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjithë zinxhirit komandues si dhe ushtarakët e tjerë të angazhuar për punën e pandërprerë në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.