75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit çerekfinaliste të Champions League.

Ndeshja kryesore e mbremjes ajo mes Bayern Munchenit dhe Manchester Cityt, pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, shkruan IndeksOnline.

Erling Haaland kishte mundësinë më të mirë në këto 45 minuta, por dështoi nga penalltia në minutën e 37-të.

Në ndeshjen tjetër mes Interit dhe Benficas, pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.

Nicolla Barella kaloi zikaltërit në epërsi në minutën e 14-të, ndërsa Fredrik Aursnes barazoi shifrat në minutën e 38-të./IndeksOnline/