Deputetët e pushtetit reagojnë për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, përmendin atentate dhe mosemërimin e Isufajt si kryeprokuror

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi, dhe Halil Thaçi kanë reaguar pas arrestimit të drejtorit të Koporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Ndër të tjera në reagimet e tyre, deputetet e VV-së e kanë lidhur arrestimin e Krasniqit me mosemërimin e Isufajt si kryeprokuror.
Madje, deputeti Halil Thaçi, i cili është nga Obiliqi ka shkruar se gjithmonë është frikësuar se ndaj drejtorit të arrestuar do të organizohet atentat.
“Është lajm i mirë kur dëgjova arrestimin e Drejtorit të Kek-ut, pasi gjithmonë jamë frigu se do të dëgjoj lajmin mbi atentatin e tij, duke e ditur se sa banditave ju ka ndalë zhvatjen e KEK-ut.
Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurin e tij , mbase atentatin ndaj tij mund të ndodhë edhe aty në mbajtje”.