75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / S Z

Adnan Rrustemi pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut: Arrestim me porosi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut. Rrustemi ka thënë se asnjë aktakuzë dhe arrestim për barrikadat në veri dhe as për qindra dosje të dorëzuara për korrupsion. Ndërsa ka thënë se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut është bërë me porosi.

Postimi i Rrustemit:

Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV!

Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë!