75 Mall Live Search
23:38 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Hekuran Murati heshtë për KEK-un, fajëson opozitën për vonesën e liberalizimit të vizave

hekuran murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka lënë anash cështjen që ka ndodhur ditën e sotme në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut.

Ndërsa, për cështjen e liberalizimit të vizave nuk ka ngurruar të reagoj duke i fajësuar opozitën për vonim e duke i marrë meritat.

Ai ka thënë se ëshë normale nëse qytetarët e Kosovës ende nuk po munden ta besojnë, pasi që me vitë pushtetet e kaluara i mashtruan rreth kësaj ceshtjeje.

Postimi I plotë:

Sot ishte një ditë e veçantë me rastin e nënshkrimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave.

Diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite qeverisje!

Është normale që sot, për shumë qytetarë kjo arritje edhe duket e pabesueshme, dhe ende e shohin me skepticizëm.

Sepse me vite të tëra, garda e vjetër premtoi e mashtroi në emër të vizave. Madje u fal edhe tokë në emër të vizave dhe vizat prap nuk erdhën.

Por ja që më në fund ndodhi. Dhe qytetarët e vendit janë më meritorët për durimin dhe për besimin në ndryshim.

Prandaj le t‘i gëzohemi kësaj dite!