75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 20 Prill 2023 / B O

Vetëvendosje nuk e voton mocionin për trajtim me urgjencë debatin për arrestimin e Nagip Krasniqit, Kica Xhelili akuzon kryeparlamentarin për shkeljen e një neni

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë votuar sot në Kuvend mocionin për trajtimin me urgjencë të kërkesës së opozitës për debat lidhur me arrestimin e Nagip Krasniqit.

Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

“Dy gjëra që sapo ndodhën në seancë plenare:

  1. Deputetët e shumicës NUK e votuan mocionin për trajtimin me URGJENCË të kërkesës për debat lidhur me ARRESTIMIN e kryeshefit të KEK-ut, që u zgjodh nga VV (gjë që e kanë pranuar edhe publikisht). Pra nuk pranuan as diskutim.
  2. Kryetari i Kuvendit, shkeli Nenin 94 Paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit duke MOS i lejuar kryetarët e grupeve parlamentare të marrin fjalën.
    Gjykojeni vet” shkruan Kica-Xhelili në reagim./Indeksonline/