Tahiri i AAK-së pozitës: Po doni me i bankrotu Komunat, mos qeshni

Debat i ashpër është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për rastin e arrestimit me dyshime korruptove të kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi. Një shqetësim tjetër ka ngritur Besnik Tahiri deputet i AAK-së për faljen tatimit në pronë. Ku ai ka akuzuar ministrin e financave se po donë me i bankrotua Komunat.
“E kamë një kërkesë për kryeministrin dhe ministrin e Financave , a ka mundësi me dal edhe më na tregu në foltore, pse po doni mi falimentu Komunat me ligjin për faljen e tatimit në pronë . Beso kanë me bankrotu. 40 përqind të buxhetit të vitit të ardhshme të të hyrave vetanake po ju doket qesharake, është turp e marre që po qeshni . Ju nuk jeni pushtet lokal . A është kjo synim politik me i bankrotu komunat apo çka. Në qoftë se doni me fal tatim në pronë atëherë subvenciononi, po jo në shpin të dikujt tjetër . Dilni shpjegoni këtë temë pse po e bëni këtë për çfarë arsye po e bëni cila është arsyeja , tek ligji i buxhetit po doni me ju marr të hyrat vetanake po doni me i bankrotua kjo a është mos dije a vendim politik . Nuk do të ju lejomë do ti marrim të gjitha mekanizmat me i ndal këtë”, ka thënë Tahiri.