75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 20 Prill 2023 / k.v

Një ditë pune me patrullën e policisë në autostradë (Video)

Njësia për Kontrollin e Autostradave (NjKA) po bënë një punë të madhe në identifikimin dhe gjobitjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që bien ndesh me rregullat e trafikut.

Synimi i 60 zyrtarëve policor që punojnë në këtë njësi, është ofrimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar gjatë një ndërrimi me patrullën e cila ishte vendosur në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Vermicë-Prizren dhe ka parë nga afër punën që ata bëjnë.

Patrulla ka ndaluar dhjetëra kundërvajtës të cilët janë gjobitur konfom ligjit të trafikut.

Disa janë gjobitur me para e duke u hequr pikët negative, por kishte edhe shoferë të cilëve u është konfiskuar patenta për kohë të caktuar.

Së bashku me patrullën policore në terren ishte edhe komandanti i kësaj njësie (NjKA), kapiteni Skender Sadiku.

Ndiqeni videon: