Grabitje me armë, ndjekje me 190 km/h dhe not në kanal, pamjet reale si në filmat aksion

Një ndjekje e çmendur me makinë me shpejtësi mbi 190 km/h. Nuk është skenë nga loja e famshme GTA, por një ngjarje reale, e ndodhur në rrugët e Floridës.
Ndjekja nisi në veri të Majamit, kur një person i armatosur grabiti një makinë të bardhë top Lexus. Pamjet e publikuara nga CNN tregojnë makinën që lëviz me mbi 160 km/h në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Më pas makina ndalon në mes të autostradës dhe shoferi, i armatosur, përpiqet të grabisë një tjetër makinë, por shoferi tjetër refuzon të hapë derën e mjetit. Ai dorëzohet dhe largohet sërish me makinën e parë.
Më vonë ai ndalon sërish dhe arrin të marrë, nën kërcënimin e armës, një makinë tjetër, top Tesla. Bashkëpunëtori i tij u përpoq të futej në mjet, por u pengua dhe u arrestua.
Kur i dyshuari i parë u përpoq të largohej me shpejtësi, u përplas nga makina e policisë. Por ndjekja nuk përfundoi me kaq. Në fillim, i dyshuari u shtir sikur po shtrihej për t’u prangosur, por më pas ia mbathi dhe u hodh në një kanal. Megjithatë, as noti nuk e shpëtoi dot, pasi efektivët arritën ta kapnin pasi e diktuan në një shtëpi ku ishte fshehur.
#BREAKING Stolen #Lexus #policechase from #Miami to #PalmBeach ends in #Tamarac with arrest of 2 #AR15 armed #carjacking suspects @MiguelSantiTV @Telemundo51 #BreakingNews https://t.co/88iNo5MjwV pic.twitter.com/nG1Kbj4Q4t
— JRodriguez (@JRodzMIA) April 19, 2023