75 Mall Live Search
16:02 / E Enjte, 20 Prill 2023 / A. M.

Nis takimi Kurti – Billstrom

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.Mediat janë lejuar të marrin pamje teksa takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.

Paraprakisht Billstrom ishte në presidencë ku i prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa me të arritur në Kosovë është takuar me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, teksa bashkë kanë mbajtur edhe konferencë.