Roma përmbys Feyenordin, kalon në gjysmëfinale të Europa League
Roma ka arritur ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Feyenordit dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.
Verdhëkuqët shënuan fitore në “Olimpico”, pas Extra-Time, me rezultat 4-1, pasi koha e rregullt përfundoi 2-1, shkruan IndeksOnline.
Spinazzola i dha epërsinë Romës në minutën e 60-të, ndërsa njëzet minuta më vonë Igor Paixao barazoi shifrat në 1-1.
Pak para se të përfundonte koha e rregullt, Dybala riktheu epërsinë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në Extra-Time, Roma shënoi edhe dy gola të tjerë me El Shaarawy në 101′ dhe Pellegrinin në minutën e 109-të./IndeksOnline/

