75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 21 Prill 2023 / L K

Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi

Klan Kosova këtë të premte ka transmetuar faljen e Fitër Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Mbulimi special i televizionit ka nisur që nga ora 05:00 dhe zgjati për rreth dy orë, teksa qindra besimtarë falën sabahun e pastaj edhe namazin e Bajramit.

Shikuesit e Klan Kosovës, mes tjerash, kanë mundur t’i ndjekin edhe ligjëratat nga hoxhallarët e Pejës dhe mysafirëve specialë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” nga Bashkësia Islame e Pejës.

Ky program i Klan Kosovës për Fitër Bajram u hijeshua edhe më shumë me tekbire dhe ilahi nga ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi bashkë me grupin e tij.