75 Mall Live Search
13:09 / E Premte, 21 Prill 2023 / mp

Trendet dy javore të motit në vend

Javën e fundit të prillit, pritet të kemi një përkeqësim të motit ditëve të para, me kushte për të reshura shiu që edhe mund të shoqërohen lokalisht me bubullima.  Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë deri në 12C e 13C maksimalet, e ato minimale luhaten ndërmjet 3C e 7C.  Nga dita e enjte do të ketë vransira dhe intervale me diell, e temperaturat me një rritje graduale deri në 15C e 17C.

Në fundjavën e fundit të prillit, ditën e diel sërish priten kushte për të reshura shiu.  Mot i ndryshueshëm mund të mbajë javën e parë të muajit maj, me vransira e diell, pa përjashtuar mundësitë për rrebeshe shiu që mund të zhvillohen ditën e parë të majit.  Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 15C e 17C, derisa ato minimale ndërmjet 6C e 8C.