Rikthimi i 15 pikëve për Juventusin: Ky është skenari më i keq i mundshëm për Serie A-në

Dënimi prej 15 pikësh i Juventusit është revokuar përkohësisht dhe nga Football Italia argumentojnë se ky është skenari më i keq i mundshëm për Serie A-në.
Klubi italian fitoi pjesërisht apelimin e tyre ndaj CONI Collegio di Garanzia, i cili vendosi të enjten se FIGC duhet të rivlerësojë çështjen, duke u rikthyer me një vendim të ri.
Raportimet në Itali bëjnë të ditur se vendimi i ri nga FIGC do të jepet deri në fund të sezonit, por kjo nuk garanton se do të ndodhë. Përkundrazi, saga ka të ngjarë të vazhdojë para 4 qershorit, që është koha kur edicioni përfundon në Serie A.
Juventusi, në fakt, mund t’i bëjë një apel të dytë CONI-t pas vendimit të ri të FIGC-së, për të mos përmendur që Zonja e Vjetër është duke pritur për një tjetër verdikt kyç që vjen nga një gjyq tjetër që shikon të ashtuquajturat manovra të pagave, të cilat janë parë si më të vështirat.Vendimi i CONI-t ka lehtësuar pjesërisht djemtë e Massimiliano Allegrit, të cilët mbeten të rrethuar nga pasiguritë pavarësisht, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serie A-në.