Nura dhe ish-themeluesit e UÇK-së vizitojnë familjen e Thaçit, Gucatit e Veselit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Hysni Gucatit.
Në këtë vizitë, Nura u shoqërua nga Sami Lushtaku, ish-themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të tjerë të lirisë.
Në takimet me fmailjarë të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, Nura uroi që festat e tjera t’i festojnë së bashku.
“Bashkë me gjeneralin Sami Lushtaku dhe me disa nga themeluesit e UÇK-së e bashkëluftëtarë të lirisë, vizituam në këtë festë familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Hysni Gucatit, për t’u uruar Fitër Bajramin, me dëshirat tona që festat tjera t’i kremtojmë bashkërisht me çlirimtarët tanë” ka shkruar Nura në Facebook.