75 Mall Live Search
21:49 / E Premte, 21 Prill 2023 / MSH

Musliu-Shoshi: Vetëvendosje e ka shkelur besimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se mungesa e deputetëve të mazhorancës në seancat e Kuvendit ka bërë që shumë pika që mos trajtohrn akoma.

Ajo ka thënë se PDK është opozitë konstruktive dhe se i qëndron besnik votës së qytetarit, duke e përfaqësuar atë në Kuvend.

Sipas Musliu-Shoshit, deputetët e LVV-së janë duke e shkelur besimin e qytetarëve duke e anashkaluar detyrën e tyre.

Megjithatë, sipas saj akoma nuk është e qartë nëse kjo gjë po provokon zgjedhjet.

“Nuk e di. E di qe ne si opozitë nuk i kemi numrat që ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Nëse vjen në një pikë, ku vendi do të shkojë në zgjedhje, është kur Albin Kurti si kryeministër, vendosë” tha ajo në intervistë për ATV.

Musliu-Shoshi deklaroi se PDK është gjithnjë e gatshme për zgjedhje.

Deputetja e PDK-së tutje ka folur edhe për zgjedhjet në veri, zhvillimet në KEK si dhe çështje të tjera me rëndësi në vend.

Këtu mund ta ndiqni intervistën e plotë të saj: