Rikthehen shpresat për Evropë, Liverpooli mposht Nottinghamin

Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të vështira në “Anfield”.
Reds kanë mposhtur Nottingham Forestin me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së 32-të të Premierligës.
Dy gola për Liverpoolin i shënoi Diego Jota (47’ dhe 55’) dhe një tjetër Salah (70’), shkruan Indeksonline.
Ndërsa për Nottingham golat i shënuan Williams (51’) dhe Gibbs-White (67’).
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e shtatë me 50 pikë, një më pak se Aston Villa. /IndeksOnline/