75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 23 Prill 2023 / k.v

Votojnë qytetarët e parë në veri

1372 është numri i votuesve në qendrën e votimit në ndërtesën e Komunës, për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Deri më tani, në këtë qendër kanë votuar vetëm tre qytetarë.

Pritet që në orët në vijim të shtohet fluksi i votuesve, raporton Indeksonline.

Zgjedhjet për këtë komunë po organizohen në gjashtë qendra.

Kujtojmë që kandidatë për kryetar të kësaj komune janë: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica)./IndeksOnline/