75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Zidane synon të merr drejtimin e Juventusit

ZInedini Zidane nga sezoni i ri pritet të rikthehet në postin e trajnerit.

RMC Sport, raporton se Zidane dëshiron të merr drejtimin e Juventisit, edhe nëse “Bianconerët” nuk arrin të hyjë në zonën e Champions League, transmeton IndeksOnline.

Sipas burimeve të gazetës, tekniku francez shpreson për një projekt afatgjatë, serioz dhe është gati të presë.

Tani vendimi i takon Juventusit, teksa shkarkimi i Allegrit do t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye klubi nuk është ende gati për të./IndeksOnline/