75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Inskenimi i klipit kinse dëshiron të ndahet e deri te propozimi, Kiara flet për situatën që krijoi Luizi

Luiz Ejlli gjatë kësaj jave pati një mision kinse dëshiron të distancohet nga partnerja e tij, Kiara Tito, por që në fund të kësaj mendoi t’i bënte diçka të bukur.

Ai gjatë ditëve të fundit i qëndroi larg madje në spektakël u lëshua një klip, ku thoshte se gjithçka që bëri për të e bëri vetëm për lojë.

Pas kësaj, moderatorja u pa shumë e prekur, filloi menjëherë të qajë e mes tjerash kërkoi të dilte edhe nga shtëpia.

Artisti shkodran i tha që të dilnin jashtë ta flisnin këtë gjë, ku në një moment u ul në gjunjë dhe iu drejtua: ‘A dëshiron të bëhesh gruaja ime?’.

Prezantuesja u shfaq e habitur dhe duke qarë me të madhe, gjersa tha disa herë: “PO”, “PO”.

E njëjta ndërkohë u largua ditën e djeshme (e shtunë) së bashku me Bledi Manen, meqë Efi u zgjodh finalistja e dytë e këtij reality show.