Nuk kanë fund problemet te Bayerni, përfundom sezoni për mbrojtësin

Bayern Munchen po kalon në një krizë rezultatetsh në javët e fundit, që nga koha kur drejtimin e mori Thomas Tuchel.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, klubi bavarez ka njoftuar se mbrojtësi Alphonso Davies e ka mbyllur sezonin, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor në sfidën ndaj Mainz dhe u detyrua të largohej para kohe.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se Davies nuk do të mund të luaj në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni./IndeksOnline/