Afro 400 votues në një qendër në Veri!

387 qytetarë kanë votuar nga gjithsej 1372 me të drejtë vote, në një qendër votimi në Lagjen e Boshnjakëve.
Ky vendvotim është me rekord votash në zgjedhjet e 23 prillit, në katër komunat me shumicë serbe, deri në ora 18:00.

Pas kësaj qendre e cila konsiderohet me numrin më të madh të qytetarëve të cilët kanë dalë në zgjedhje, vjen Kodra e Minatorëve. Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga drejtues të kësaj Qendre.
Kujtojmë se tre kandidat janë në garë për Mitrovicën Veriore: Erden Atiq nga LVV-ja, Betim Osmani (inciativa qytetare) dhe Taulant Kelmendi i PDK-së. /Indeksonline/
