75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 24 Prill 2023 / S Z

Dhunohet një femër në Ferizaj, ajo mbetet shtatzënë

Një femër në Ferizaj, ka raportuar në polici se disa persona kanë dhunuar një femër, e cila si pasojë e dhunimit që ka ndodhur, ka mbetur shtatzënë.

” Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare, persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/