75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 25 Prill 2023 / L K

Vushtrri, arrestohet një person, i konfiskohen marihuanë dhe një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin të blerjes dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Të dyshuari gjatë kontrollit i është konfiskuar një veturë, dhe një sasi e madhe e narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij dhe dy vendbanimeve, janë gjetur dhe konfiskuar 377.6 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë,  dy peshore dhe një grinder. Në cilësi të provave materiale  është konfiskuar një veturë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, përcjell IndeksOnline.