14:23 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish – ministri bëhet zëvendës ministër [Dokument]

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka emëruar ish- ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliq  zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në përgjegjësi atij i është lënë menaxhimi i aktiviteteve në fushat e përcaktuara në ministri dhe natyrisht zëvendësimi i minstrit kur mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë punën e tij.