75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 25 Prill 2023 / MSH

Policia parandalon konrabandën me kafshë, po vinin nga Maqedonia e Veriut

Sot rreth orës 14:30, Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes rrugëve ilegale.

Dy personat dhe përcjellësi i tretë, meshkuj kosovarë nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë kuaj dhe një gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.