75 Mall Live Search
23:24 / E Martë, 25 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Kiara thotë se të gjithë janë kundër saj, Arbër Hajdari e mbyll debatin me ironi: Na fal, ke 100 për qind të drejtë

Debate shumë të ashpra janë zhvilluar mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Albania.

Opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbrir, si dhe ish-banorja e BBVA, Tea Trifoni, janë munduar të marrin një përgjigje nga Kiara rreth deklaratave të të dashurit të saj, Luizt EJllit, brenda shtëpisë.

Kjo pasi Luizi është cilësuar nga Zhaklina si hiperseksualist dhe një gjë e tillë është mbështetur nga Tea, por është kundërshtuar fuqishëm nga Kiara.

E teksa ka dështuar të japë një argument lidhur me mbrojtjen ndaj të dashurit të saj, Kiara në një moment iu është drejtuar opinionistëve duke iu thënë: “Ore çfarë keni kundër meje realisht, si brenda si jashtë”.

Në atë moment, opinionsist Arbër Hajdari ka hequr dorë nga debati duke e marrë fjalën dhe përmbyllur debatin me ironi.

“Na fal, ke 100 për qind të drejtë”, i ka thenë Hajdari moderatores, duke shkaktuar të qeshura dhe ovacione të shumta në studio.